Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
SBAShK: Shtatzënat dhe të sëmurët, të lirohen nga procesi mësimor

Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022  kanë qenë temë kryesore e diskutimit në një takim virtual në të cilin kanë marrë pjesë Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, përfaqësues të SBAShK-ut dhe ata të Këshillit të Prindërve në Prishtinë.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, u shpreh se apeli i kësaj sindikate dhe MAShTI-t për vaksinim ka ndikuar pozitivisht te mësimdhënësit, të cilët janë të gatshëm për të filluar vitin e ri shkollor, me dëshirën që të krijohen kushte për mësim në shkolla, por nëse e imponon situata atëherë do të japin kontributin e tyre të plotë edhe në skenarin online.

Jasharaj ka kërkuar që gratë shtatzëna dhe të tjerët që kanë sëmundje të rënda duhet të lirohen nga paraqitja fizike në procesin e mësimit dhe të njëjtit duhet të vazhdojnë të marrin paga të plota.

“Duhet zgjidhje konkrete për punëtoret shtatzëna në arsim, nëse vazhdon të mbetet në fuqi vendimi që ato të lirohen nga obligimi për paraqitje fizike në punë dhe e punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda, të cilët duhet të vazhdojnë të marrin paga të plota, por të lirohen nga procesi mësimor sepse sëmundja nuk i lë të jenë në nivel të detyrës dhe se prekja eventuale me COVID për ta do të ketë pasoja fatale. Angazhimi për ta është obligim moral e njerëzor i institucioneve ndaj tyre”.

SBAShK-u ka paraparë si opsion që të diplomuarit e papunësuar t’i zëvendësojnë në mënyrë vullnetare shtatzënat dhe mësimdhënësit me sëmundje të rënda.

Youtube

Arkiva

Kategoritë