Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shtatori – muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjëndrës tiroide – Disa këshilla nga Poliklinika Endomedica

Muaji shtator njihet si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjëndrës tiroide. Duke marrë shkas pikërisht nga kjo ngjarje, Poliklinika Endomedica i ka renditur disa gjëra që duhet ditur patjetër rreth kancerit të tiroidesë.

Ndër të tjera, përmes postimit në faqen e tyre në Facebook, Endomedica po ashtu bën thirrje që të kujdesemi sa më shumë për shëndetin tonë.

Sikurse tashmë e ka dëshmuar, Endomedica vazhdon të mbetet adresa kryesore për shumë shqetësime shëndetësore.

Postimi i tyre i plotë:

Shtatori, muaji i ndërgjegjësimit për kancer të gjëndrës Tiroide

10 gjërat kryesore që duhet të dini rreth

Kancerit të tiroidesë

1. Kanceri i tiroides ka pasur rritjen më të shpejtë të incidencës nga të gjitha Kanceret vitet e fundit.

2. Kanceri i tiroides prek njerëzit e të gjitha moshave, nga fëmijët e vegjël deri tek të moshuarit.

3. Të dy gjinitë mund të preken nga kjo sëmundje- më shumë se dy të tretat nga personat me kancer të tiroides janë gra.

4. Kanceri i tiroides ka shumë lloje dhe variante, mjekim i përshtatur për llojin dhe individin.

5. Kur zbulohet herët, kanceri i tiroides zakonisht është i shërueshëm.

6. Edhe kur është i shërueshëm, kanceri i tiroides është shkatërrues i jetës, i shtrenjtë dhe stresuese për pacientët dhe të dashurit e tyre.

7. Një kontroll i thjeshtë i qafës dhe I ultrazërit të qafës, i bërë nga një profesionist mjekësor gjatë një takimi rutinë mund të zbulojë ndryshime të tiroides.

8. Shumica e noduseve të tiroides janë beninje, e nuk janë kancer.

9. Megjithatë, disa kancere të tiroides janë agresive dhe të vështira për t’u trajtuar.

10. Kontrollat e rregullta ndihmojnë në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të tiroidesë.

Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të më të dashurve tuaj!

Poliklinika Endomedica, për shëndetin tuaj!

Youtube

Arkiva

Kategoritë