Agjencia Europiane e BarnaveAgjencia Europiane e Barnave deklaroi ditën e djeshme se nuk është me patjetër e domosdoshme doza e tretë e vaksinës së Covid-19. Por, kjo vlen për publikun e gjerë, jo për raste të veçanta.
Dozat e treta duhet të konsiderohen për personat me sistem imunitar të dobësuar.
“Dëshmitë mbi efektivitetin e vaksinës dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes tregojnë se të gjitha vaksinat e autorizuara në BE/EEA aktualisht janë shumë mbrojtëse kundër shtrimit në spital nga COVID-19, sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve”.
Vaksinat me dozë të tretë gjithashtu mund t’u ofrohen personave të moshuar, atyre që jetojnë në azile dhe personave me sëmundje të rënda dhe kronike.