Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Afër 300 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën antiCOVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 26,524, ndërkaq deri tani janë vaksinuar me dy dozat 291,645 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,557 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë