Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
FSSHK-ja ka gjashtë kërkesa për Qeverinë, do shtesa prej 300 euro

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka dalë me gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës pas vendimit të marrë më 25 gusht për shtesat prej 10 për qind të pagës bruto për stafin shëndetësor, por jo më pak se 60 euro.

FSSHK-ja ka kërkuar që shtesat të rishqyrtohen dhe të merret vendim për rritjen e tyre e që ajo të mos jetë më e ulët se 300 euro. Për këtë ka paralajmëruar padi ndaj Qeverisë për shkelje të ligjit kundër pandemisë. FSSHK-ja ka kërkuar që shtesat të paguhen retroaktivisht nga muaji qershor e deri në fund të pandemisë.

Si pikë të dytë, FSHSK-ja ka kërkuar procedimin urgjent të Ligjit mbi Pagat.

Sipas FSHSK-së, ky ligj duhet të miratohet sivjet e të nisë së implementuari që nga janari i vitit 2022.

Për këto i ka dhënë kryeministrit Albin Kurti afat deri më 13 shtator që të përgjigjet.

Nëse s’përgjigjet, FSHSK-ja ka thënë se do të ftojë të gjitha organizatat simotra që t’i bashkangjiten në reagim sindikal.

Në pikën e fundit, kjo federatë ka thënë se lut popullin që të vaksinohet e t’i mirëkuptojë “sepse edhe ne jemi njerëz e kemi familje”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë