Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Komuna mbyll kafiteritë në Parkun e Qytetit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se i kanë liruar hapësirat në Parkun e Qytetit.

Në njoftimin e komunës thuhet se këto hapësira do të rigjenerohen.

“Për kohë të gjatë, lokalet në Parkun e Qytetit janë toleruar, me qëllimin e vetëm që të mos dëmtohen tutje bizneset, paralelisht me humbjet që kanë pasur për shkak të pandemisë. Mirëpo, një pjesë e madhe e lokaleve kanë zgjeruar hapësirat e shfrytëzimit, duke e dëmtuar gjelbërimin e parkut, me ç‘rast kemi pranuar shumë ankesa nga qytetarët”.

“Si rrjedhojë, ekipet e sektorit të Rendit Komunal në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit kanë ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave brenda parkut të qytetit”.

“Në koordinim me Drejtorinë e Parqeve dhe Hortikulturën, këto hapësira do të rigjenerohen”, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë