Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
OBSH-ja fillon monitorimin ndaj variantit të ri të Coronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se po monitorojnë një variant të ri të Coronavirusit i njohur si “Mu”, ky variant u identifikua për herë të parë në Kolumbi në muajin janar.

Sipas OBSH-së, “ky variant që mban emrin shkencor B.1.621, është klasifikuar si një variant me interest studimi”.

Duhet më shumë studime për të ditur për këtë variant, por sipas zyrtarëve shëndetësor ai ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

Në të gjithë globin ka një shqetësim për shfaqjen e varianteve të reja të Coronavirusit, pasi numri i të infektuarve ka shënuar rritje për shkak të variantit Delta të Coronavirusit i cili është shumë më ngjitës.

Në mesin e personave të pavaksinuar numri i të infektuarve po rritet në rajonet ku masat kundër pandemisë janë lehtësuar.

Të gjitha viruset, përfshirë SARS-CoV-2 që e shkakton sëmundjen COVID-19, ndryshojnë me kalimin e kohës.

Mirëpo, disa mutacione mund të ndikojnë në vetitë e një virusi dhe ta bëjnë përhapjen e tij më të lehtë, pastaj të ndikojnë në ashpërsinë e sëmundjes që e shkakton dhe rezistencën e tij ndaj vaksinave dhe ilaçeve.

OBSH-ja aktualisht ka identifikuar katër variante shqetësuese të COVID-19, përfshirë Alpha, i cili është i pranishëm në 193 vende, dhe Delta, i përhapur në 170 vende.

Pesë variante tjera, përfshirë Mu, duhet të monitorohen, sipas OBSH-së.

Ky variant u zbulua për herë të parë në Kolumbi, por është raportuar edhe në vende tjera të Amerikës së Jugut dhe në Evropë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë