Mamia Bule Elezi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, iu është drejtuar grave shtatzëna me rekomandimin që të vaksinohen sa më parë që është e mundur.
Elezi shprehet se gratë shtatzëna janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve, andaj mund të jenë më të rrezikuara nga koronavirusi.
Tutje në këtë shkrim, ajo u bën thirrje të gjitha grave shtatzëna që për çdo dyshim në shëndetin e tyr, të orientohen te mjeku, pasi, siç shprehet vetë ajo, parandalimi i një problemi shëndetësor është më i mirë sesa shërimi i tij.
Elezi gjithashtu thekson se edhe ekspertët shëndetësorë nëpër botë ua rekomandojnë vaksinimin e menjëhershëm të gjitha nënave shtatzëna. Ajo shtoi se vaksinimi i ndihmon edhe foshnjës në barkun e nënës dhe se deri më tani nuk është gjetur ndonjë provë që vaksinimi mund të shkaktojë efekte negative te shtatzënat.
Postimi i plotë:
“Thuaji STOP COVID19
Shtatzënat janë të ndjeshme ndaj infeksioneve dhe tendenca për t’u infektuar është shumë e madhe ( rrezikohet shëndeti i tyre dhe i bebes).
Gratë shtatzëna nuk duhet të presin, për çdo dyshim ose ndryshim eventual duhet të lajmërohen te mjeku.
” Parandalimi është më i shpejt se sa shërimi”
Tutje, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në ShBA, si dhe Kolegji Amerikan i Obstetër Gjinekologëve(ACOG) me rekomandimin më të ri u bëjnë thirrje të gjitha shtatzënave të vaksinohen ndaj Covid19.”
Hulumtimet aktuale mbi vaksinimin kundër COVID-19 gjatë shtatëzanisë thuhet se: pasi nëna merr vaksinën trupi prodhon antitrupa për të mbrojtur përsëri infeksionin COVID19. Pra, studiuesit kanë parë se këto antitrupa mbrojtës i kalojnë foshnjës gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënjës gjë që mund të ndihmojë në mbrojtjen e të porsalindurit nga infeksioni COVID19.
P.s Në këtë kohë, nuk janë vërejtur efekte negative ndaj nënave ose foshnjave gjatë shtatzënisë që kanë marrë vaksinat”, shkroi Elezi në Facebook.