Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë moshat më me rrezik për t’u infektuar me Covid për momentin?

Infektimet e koronavirusit së fundmi po vazhdojnë të rriten tek fëmijët dhe adoleshentët e moshës 16, 17 vjeç, po përballen me shkallë të larta të rasteve javore – Ky është rezultati i disa analizave nga CDC.

Statistikat janë për të rinjtë në SHBA, por ekspertët thonë se ky trend është thuajse i njëjtë në shumë vende.

Ka disa faktorë që ndihmojnë në shpjegimin pse adoleshentët kanë nivele më të larta të rasteve Covid-19: varianti Delta është shumë i transmetueshëm dhe ata kanë më shumë gjasa të ndërveprojnë me të tjerët, veçanërisht gjatë gjithë verës. Ndërkohë, studimet thonë edhe se adoleshentët kanë edhe më pak gjasa të vaksinohen nga gjithë grupmoshat e tjera.

Pra, përgjigja është e thjeshtë: Kemi një virus shumë infektiv, do përhapet tek njerëzit që kanë më pak gjasa të vaksinohen.

Më herët në pandemi, lloji origjinal i koronavirusit infektoi të moshuarit dhe punonjësit e shërbimit, spitaleve, por tani, shumica e njerëzve në ato grupe janë plotësisht të vaksinuar.

Mjekë si dr. Tremmel Freeman, thonë se janë shqetësuar për atë që do të shohin javët e ardhshëm, nëse trendi vazhdon të ketë rritje.

“Mund të ketë masa të përkohshme për shkollat nëse kjo do të ndikojë në përhapjen më të gjerë të koronavirusit”, thotë ai.

Në muajin e kaluar, të rriturit e moshës 18 deri në 29 vjeç kanë pasur përqindjet më të larta javore të rasteve të Covid-19 nga të gjithë. Ndërkohë javët e fundit, ka një rritje të dukshme rastesh dhe në moshat 16-17 vjeç.

Raste në rritje ka edhe në moshat 12-15 vjeç apo edhe fëmijë më të vegjël.

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim, por theksojnë:

“Mbani mend se vaksinimi nuk do të thotë se krejt papritur të gjithë janë mirë dhe s’duhet treguar më kujdes. Sa më shpejt, sa më shumë, aq më mirë, por sidoqoftë, vazhdoni të kujdeseni për veten dhe të tjerët.”

Burimi: CNN

Youtube

Arkiva

Kategoritë