(Në kujtim te Marigonës- dhe gjithë grave qe nuk e mbijetuan dhunën nga burri. Tregime te verteta te grave mbijetuese te dhunes ne familje, ashtu siq i degjova ne sesionet me to)
“Jam rrit ne nji familje me zhurme e piskama gjithe. Te dy prindet me kane neglezhu rande; jam abuzu emocionalisht e me kane rreh te dy, prej se e mbaj veten ne mend. Sa here me kane gju me kepuce, papuqe a qka ju ka qellu ngat! Shpesh me kane ngreh per flokesh teposhte shkalleve, per kurgjo hiq. Veq 13 vjet I kom pas kur baba ma thej krahun tu me ngreh me me qu prej sofre. 6 dite kom kajte pa u nal prej dhimte, deri sa me kane qu te doktori.
Jom femija I pare I prindeve te mi, ma e madhja prej 6 qikave. Fajtore qe s’ju fali zoti djale kurre! Bile qashtu me shtishin me u ni. Sa shume mllef kane nxjerre ne mu, mos e paqin rande per ate dynje.
…17 vjeqare isha, kur u bona nuse. Qfare gezimi ate dite per mu. Mu dhimshin motrat, po vet menova qe po pshtoj prej atij kiameti te skamjes e te dhimtve te trupit qe s’mu nalshin kurre. Po nuk zgati shume. Te burri familje e madhe; djem e nuse plot shpija. Regjim si ne ushtri. Burri I dashtun so kon, nji fjale te mire s’ma ka thon kurre, po bile me me rreh s’me ka rreh, sa ishim krejt bashke. Vjehrri o kon i shtire, kurre ne sy s’kem guxu me e kqyr. Vjehrra e shkrete, si hije, kurre su nalke tu punu po zoni nuk ju ndijke kurre. Na fali zoti femije, djem e qika. Ate dite qe me lindi djali I pare, isha ma e lumtura ne bote. Vet ja lash emnin, e s’ma prishen.
Lufta na ndajti, e na e patem fatin me ardh na Angli. Boll humbje e dhimbje lam mas, po ketu u rahatum, bile nja 2-3 muajt e pare rahat kem. Femijte nisen me shku ne shkolle. Burri nisi pune. Nisi edhe me dal ma shpesh e me u kthy ne shpi vone. Nisi edhe me pi raki. Sun e pritsha qut gjithe, se u dufke me u qu heret e me I bo femijte gati per shkolle. Ai kur vike, hala pa u dath, hike ne sobe te femijve, ku shpesh me nxike gjumi tu e qit te voglin me fjete. Me ngrehke per komsh deri sa bisha ne toke. E tani I kryjke punet e veta siq din burrat. Prej tutes mos po bertas e po nijn femija, me shtrengojke me te dy durt ne fyt. Duart e tij te forta qe ma nxishin frymen, gjithe lejshin shenja te zeza ne qafen tem. Kurre shallen se kom hjek prej fytit, vere e dimen, me I mshef qivitat qe mos me vet kush qka kom.
Gjithe nisoj, ja nisi mos mem nxan gjumi edhe pse e kepute prej lodhjes. Me 5 femije so kon kallaj. Kurgjo s’ma bojke dhimta e trupit qka ma bojke tuta prej tij.
…Nji zhurme si e sahatit e nji si sirene ma nxjerren gjumin ate nate. U munojsha me I qel syte me zor. Mu doke sikur me mi majt dikush mshel me dore. Provova me livrit e smujsha. Qatehere e niva dikon tu me fol, anglisht, za I bute, za gruje. I qela syte, e pash veten ne spital. S’disha qka me menu perpara, veq femijte me ran ne mend, me kapi tuta per ta. Me ra ne mend qe tha “kom me te myte, sonte kom me te myt”. E kqyra edhe nji here veten: oh zot shyqyr s’paska mujt me me myt as kesaj here!
…Prej spitalit, mo s’jom kthy ne shpi kurre. Me kish pas rreh dy dite pa nal e ishin kon pas shashtrise femija. Dikur kur ka menu qe jom dekun e ka thirr vet policine. Mas 6 mujve I kom marr femijte prej shtetit, kur na e dhane shpine me nje qytet te vogel. Kerkon se kom pas ngat vetes. Me vjet se kom pa asnji shqiptare, veq perkthyesit e ndryshem qe I nijsha ne telefon tu fol shqip. 35 vjet martese I kishim bo kete vere. As vet se kom pas kallaj. Po femija u rriten e u bonen te mbare. Baben e vet se kane pa mo kurre, bile qashtu me kane thane. Ai pak kish pas majt burg. Kom ni qe kur o dal ish martu menjihere.
…Jom ardh me fol se hala s’flej rahat. Hala naten s’me nxen gjumi, e kom njfare tute. S’tutna per veti mo, po me kap nji tmerr, mos po mi gjon diqka femite…
Maj 2021, Total Family Coaching
Adelina Toplica Badivuku