Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Spitali i Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri” bëhet me aparat të avancuar gastroskopik

Spitali i Mitrovicës gradualisht është duke u kompletuar me staf dhe pajisje.

Disa reparte shëndetësore kanë numër të madh të paisjeve, e disa tjera po vazhdojnë të pasurohen me tjera të teknologjisë moderne, shkruan Jepi zë.

Klinika Kirurgjike në Spitalin Rajonal “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë nën udhëheqjen e Dr.Fatbardh Rexha si qendër referente rajonale për Gastroenterologji, setit të avancuar Endoskopik i bashkangjitet dhe Gastroskopi.

Sipas njoftimit ky sistem përcakton diagnozat e sakta me imazherinë më cilësore endoskopike në rajon.

Reparti i kirurgjise nga tani do ta ketë njërën nga paisjet më moderne që nën udhëheqjen shefit të repartit të kirurgjise Dr.Fatbardh Rexha dhe doktorëve të tjerë, pritet të ju dalin në ndihmë qytetarëve në Rajonin e Mitrovicës./ Jepi zë

Youtube

Arkiva

Kategoritë