Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Matematika e aplikuar në gastronomi

Në dietën superkalorike të matur bëhet fjalë kryesisht për të zvogëluar sasinë e kalorive të marra çdo ditë, duke mbajtur një dietë të arsyeshme e të ekuilibruar.

Mbi të gjitha në qoftë se kilogramët janë shumë, do të jetë mirë që të mos zbritet kurrë nën 1000 kalori në ditë, përndryshe e keqja e përditshme mund të jetë e rëndë, me shenja të vazhdueshme lodhjeje dhe shëndeti të keq, që të çon pastaj në braktisjen e dietës, përpara se të marrësh rezultatet e duhura.

Përveç të tjerash një dietë me 1000 kalori, vështirë se i ka të gjitha mbetjet e ekuilibrit ushqyes të nevojshëm. Edhe dietat me 1200 dhe 1400 kalori në ditë mund të kenë një fuqi të mirë dobësimi, siç do ta shohim.

Në fakt kaloritë e dietës maten me nevojat kalorike: flitet për një dietë të lehtë, pra jo shumë impenjuese, por që zgjat shumë, kur dieta zbulon dy të tretat e nevojës kalorike të përditshme. Për shembull, në qoftë se nevoja kalorike është 1700 kalori, dieta do të jetë rreth 1140 kalori.

Mund të imagjinohen dieta më drastike, në të cilat prurja kalorike e përditshme është e bërë sa gjysma e nevojave, ose edhe më tepër, duke lajmëruar që të mos zbresë, përsërisim, nën një mijë kalori të përditshme, mbi të gjitha duke mbajtur parasysh periudhën e gjatë të kësaj diete.

Kur mund të dobësohesh?

Kjo është pyetja që i intereson më shumë atij që do të përgatitet për sakrificën e dietës së dobësimit. Në këtë lloj stili dietologjik nuk ka përgjigje të mrekullueshme, por ka një të dhënë, që për ndryshime personale të ritmit dhe qëndrueshmëri, mund të jetë shumë interesante.

Mund të llogaritet që në çdo 100 kalori të marra më pak, humbin rreth 13 gr peshë. Në shembullin e bërë më përpara, dieta e lehtë, kaloritë më pak janë 560 në ditë, me një dobësim të parashikueshëm rreth 73 gr në ditë, pra dy kile e 2 hektogram në muaj.

Marrim një shembull më problematik: një individ me shumë kile tepër, po themi 10 kile, me një nevojë kalorike 2700 kalori, mund të bëjë një dietë mjaft të rreptë duke kaluar në 1200 kalori në ditë. Në këtë rast dobësimi i parashikuar është 156 gr në ditë, më tepër se katër kile e gjysmë në muaj. Në më pak se dy muaj dietë, jo tamam asketike mund të zgjidhë problemin e saj.

Është mirë të kihet parasysh që në fazën e parë, dobësimi shpesh është më i shpejtë nga sa kemi thënë, mbi të gjitha për shkak të ndryshimit të raportit hidrik, por është më i ngadaltë në fazën e dytë që prek më thellë indet dhjamore.

Një kontroll konstant në peshore është gjithmonë i nevojshëm, edhe pse nuk duhet të bëhet zekth i vazhdueshëm. Një diagram do t’ju bëjë të qartë qëllimin, përveç ndryshimeve të vogla të përditshme, të cilat mund të kenë një mijë motive të ndryshme.

E ngadaltë dhe pak pedante, por e sigurt dhe e zgjatur

Bëhet fjalë, siç kemi parë, për një teknike jo shumë të shpejtë, e cila duhet ndjekur për muaj të tërë (sipas numrit të kileve që duhet të humbni), por që jep rezultate të gjata, duke ndryshuar thellësisht regjimin dhe zakonet e të ushqyerit. Paraqet avantazhin e madh të ushqimeve të lejueshme, të lirisë për të ngrënë mjaft, sipas shijes që të pëlqen, me tre vakte të mëdha, duke kufizuar numrin e gjërave të ndaluara.

Edhe në restorant ose duke ngrënë jashtë shtëpisë, nuk lindin vështirësi të mëdha. Me pak fjalë është një dietë që bazohet në moderimin dhe në sensin e përgjegjësisë, një dietë që përbën edhe një edukatë të të ushqyerit dhe që mund të bëhet, me ndonjë pasurim, një dietë mbajtëse.

Një dietë e tillë duhet përgatitur me kujdes duke vendosur menytë e ndryshme të përditshme, duke vlerësuar me saktësi ushqimet e veçanta, vlerën e tyre ushqyese dhe peshën e tyre të saktë. Është e nevojshme një peshore e mirë (që mat edhe sasitë e vogla) për të peshuar edhe racionet ushqimore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë