Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Masat e reja anti-COVID: Mbyllen klubet e natës, restorantet dhe sallat e dasmave hapur deri në ora 22:30

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë takimit që pati sot me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit janë pajtuar që të marrin masa të reja anti-COVID.

Nga kjo Odë kanë njoftuar se nga data 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, deri më 1 shtator, ndërkaq restorantet e kafeteritë do të punojnë deri në ora 22:30.

Sipas njoftimit, do të zvogëlohet edhe numri i dasmorëve nëpër dasma, nga 300 sa ishte në 150 dasmorë.

“Masat janë nga data 20.08.2021: Sallat e dasmave deri në ora 22:30, kapaciteti i klientëve 150 të pranishëm. Klubet e natës dhe diskotekat mbyllen deri më 01.09.2021. Të gjitha restorantet ditore, kafiteritë etj punojnë deri 22:30”, thuhet në njoftimin e Odës, Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.

Tutje, bëhet e ditur se “Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike”.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka njoftuar se ministri Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në takim do të diskutohet për ndërmarrjen e masave të reja antiCOVID-19, transmeton Telegrafi.

“Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19”, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë