Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
SHBA-ja do ta rekomandojë dozën përforcuese të vaksinës, pas tetë muajsh

Ekspertët amerikanë pritet që ta rekomandojnë administrimin e dozës së tretë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për amerikanët e të gjitha moshave, tetë muaj pas imunizimit me dozën e dytë. Masa synon që të sigurohet mbrojtje më e qëndrueshme kundër koronavirusit, teksa varianti Delta përhapet në të gjithë vendin.

Zyrtarët federalë ka kohë që kanë analizuar nëse dozat shtesë do të jenë të nevojshme më herët sesa këtë vjeshtë, duke e rishikuar numrin e rasteve në SHBA, si dhe situatat aktuale në vendet e tjera, si Izraeli.

Në këtë vend, studimet përfundimtare kanë treguar se mbrojtja e siguruar nga vaksinat ndaj shfaqjes së simptomave të rënda të sëmundjes ka shfaqur shenja të rënies mes personave të vaksinuar gjatë janarit. Administrimi i dozave shtesë do të fillojë menjëherë pasi që Administrata për Ushqim dhe Barna në Shtetet e Bashkuara ta japë miratimin përfundimtar. Vendimi lidhur me vaksinën e kompanisë “Pfizer” pritet që të merret gjatë javëve në vijim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë