Shikoni me çfarë të dhënash kanë dalë ata
Besoni apo jo, ju keni një shans më të mirë për të pasur një fëmijë në një pjesë të caktuar të ditës.
A keni menduar ndonjëherë se cila është koha më e mirë për të bërë një fëmijë?
Shkencëtarët thonë se është në mëngjes! – transmeton Telegrafi.
Hulumtimi i cili u zhvillua në Universitetin e Cyrihut ka treguar se marrëdhënia seksuale para orës shtatë e gjysmë të mëngjesit rrit shanset për të mbetur shtatzënë.
Arsyeja është se mëngjesi është më i përshtatshëm për spermatozoidet.
Seksi i mëngjesit inicion intimitetin dhe afërsinë emocionale në fillim të ditës, dhe atëherë ka më së paku pengesa.
Mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar, nervat e çlodhura dhe është më e lehtë të ndjesh dëshirën për të rrëmbyer partneren dhe nisur ditën në një mënyrë të tillë aq eksituese.
Kjo u mundëson partnerëve një seks më të kënaqshëm dhe një lidhje më të fortë si në intimitet edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë ngrohtësi, nga ana tjetër hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim.
Mbi 7.000 burra kanë marrë pjesë në këtë studim.
Gjithashtu është zbuluar se përqendrimi i spermatozoideve është më i fortë gjatë pranverës sesa gjatë verës.