Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Raporti 24 orësh i COVID-19: konfirmohen 269 raste të reja në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 4,492 testime, 269 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSh njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar 25 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.757, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,903.

Youtube

Arkiva

Kategoritë