Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritja e rasteve me koronavirus, 1,659 raste janë aktive

Ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me coronavirus në Kosovë. Vetëm dje në vendin tonë u konfirmuan 352 raste të reja nga 5 mijë e 204 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga Prizreni.

Sipas komunave, rastet e reja si vijon: Prishtinë 68, Gjilan 39, Ferizaj 28, Fushë Kosovë 26, Gjakovë 22, Prizren 20, Pejë 20, Podujevë 18, Rahovec 16, Obiliq 13, Mitrovicë 12, Shtime 11, Gllogoc 9, Lipjan 7, Istog 7, Deçan 6, Kamenicë 6, Viti 5, Klinë 3, Dragash 3, Junik 3, Vushtrri 3, Kaçanik 3, Skenderaj 2, Novobërdë 1, Suharekë 1.

Deri tani numri i rasteve aktive ka shkuar në 1 mijë e 659. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës. Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë