Policia e Kosovës njofton se një femër ka raportuar se është dhunuar nga një person në Prizren.
Rasti ka ndodhur më 22 korrik, rreth orës 10:00.
“Prizren 22.07.2021 – 10:00. Është raportuar se viktima femër kosovare pa dëshirën e saj ishte dhunuar nga një mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë e hetimeve dhe është njoftuar prokurori.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.