Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast, të cilësuar si vrasje në tentativë në Isniq të Deçanit.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 03:30.
“Është raportuar se ka ndodhur një zënkë mes gjashtë personave të dyshuar meshkuj kosovarë, si pasojë e zënkës njëri nga të dyshuarit ka përdorë armë zjarri dhe ka plagosur një të dyshuar mashkull, kosovar. I lënduari është i arrestuar, është dërguar në spitalin rajonal dhe është nën përkujdesje të policisë”, thuhet në raport.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur dy gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë.
Lidhur me rastin përveç personit të lënduar që gjendet nën mbikëqyrjen e policisë janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse të dyshuarit tjerët gjenden në arrati.
Rasti vazhdon të hetohet.