Specializantët do të mbajnë sot një protestë për mos pagesat e kujdestarive në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.
Ata kanë njoftuar se protesta do të mbahet para ndërtesës së administratës së ShSKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.
“Specializantët e ShSKUK-së protestojnë për mos pagesat e specialistantëve për kujdestaritë 24 orëshe të vikendeve dhe ditëve të festave”, thuhet në njoftim. Protesta do të mbahet në ora 12:00.
Specializantët në Kosovë nënshkruajnë kontratat me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa atyre iu paguhen dy kujdestari në muaj.
SHSKUK iu ka paguar më shumë kujdestari gjatë periudhës së pandemisë, ndërsa tani janë ndërprerë.