Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Prokuroria kroate: Shoferi i autobusit u mbrojt me heshtje

Shoferi, i cili dje shkaktoi një aksident trafiku në autostradën afër Sllavonski Brod, ku mbetën të vdekur dhjetë njerëz u soll sot në Zyrën e Prokurorit të Shtetit.

Ai u mor në pyetje atje, dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit kërkoi paraburgim për të, raporton dnevnik.hr.

Vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurave, dmth nëse shoferi do të mbahet në paraburgim ose do të lirohet, do të merret nga gjykatësi hetues nesër në mëngjes.

Zëvendës i Avokatit të Shtetit të Qarkut në Sllavonski Brod, Franjo Kopunoviq, ka deklaruar se shoferi 52-vjeçar është mbrotjur në heshtje gjatë gjithë kohës, transmeton Telegrafi.

“I dyshuari u mbrojt me heshtje, kështu që nuk morëm asnjë deklarim të tij. Do të merret një vendim pas një hetimi për shkak të një dyshimi të bazuar për kryerjen e një vepre penale, dhe do të propozohet një paraburgim, i cili do të vendoset nga gjyqtari hetues nesër në 9 të mëngjesit. Pas marrjes në pyetje, shoferi u kthye në mbikëqyrësin e kujdestarisë” tha Franjo Kopuniq.

Siç raportoi policia, shoferi do të përballet me akuzat për dyshimin e kryerjes së një vepre penale sipas nenit 227 të Kodit Penal – shkaktimi i një aksidenti trafiku, për të cilin dënimi maksimal është deri në 15 vjet burg.

Ndryshe, shoferi në deklaratën e pare kishte pohuar se për një moment kishte fjetur gjatë vozitjes së autobusit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë