Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 19 mijë doza të vaksinës kundër coronavirusit u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë

Është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit në Kosovë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 19 mijë doza të vaksinës.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Telegrafi.

Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës.

“Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 2.267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në njoftim.

Vaksinimi i qytetarëve po bëhet me dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca.

Thirrje për vaksinim ka bërë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKShPK).

IKSHPK përmes një komunikate për media ka thënë se nuk duhet lejuar mbyllja e të gjithëve nga pakujdesia e disave, transmeton Telegrafi.

“Vaksinohuni, kudo që vëreni persona që nuk janë vaksinuar, këshilloni që të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre, dhe të afërmeve të tyre. Ju lutemi për kujdes të shtuar, virusi është kudo, virusi vret”, thotë njoftimi.

Terminin për ta marrë vaksinën mund ta bëni KËTU.

Youtube

Arkiva

Kategoritë