Pavarësisht raporteve të një çrregullimi të rrallë neurologjik që u shfaq te disa persona të cilët janë vaksinuar me vaksinën Johnson&Johnson, benefitet e saj tejkalojnë rreziqet.
Kështu bënë të ditur këshilltarët nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shkruan Reuters.
Javën e kaluar, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) paralajmëroi se në vaksinën J&J ekziston një rrezik i rritjes së sindromës Guillain-Barré (GBS) në gjashtë javët e para pas vaksinimit.
Zyrtarët në CDC vlerësuan rreziqet dhe përfitimet e vaskinës J&J, pas raportimeve paraprake nga FDA.
FDA ka raportuar 100 raste nga GBS te pacientët e vaksinuar me J&J, përfshirë këtu 95 raste të rënda.
Pas këtij raportimi, J&J ka deklaruar se përfitimet nga vaksina e saj tejkalojnë rreziqet e mundshme.
Ndërkohë, anëtarët nga CDC-ja, shprehën mbështetjen e tyre për përdorimin e vazhdueshëm të vaksinës./GazetaShneta/