Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
CDC-ja mbështet përfitimet e vaksinës J&J në mesin e raportimeve të efekteve anësore

Pavarësisht raporteve të një çrregullimi të rrallë neurologjik që u shfaq te disa persona të cilët janë vaksinuar me vaksinën Johnson&Johnson, benefitet e saj tejkalojnë rreziqet.

Kështu bënë të ditur këshilltarët nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shkruan Reuters.

Javën e kaluar, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) paralajmëroi se në vaksinën J&J ekziston një rrezik i rritjes së sindromës Guillain-Barré (GBS) në gjashtë javët e para pas vaksinimit.

Zyrtarët në CDC vlerësuan rreziqet dhe përfitimet e vaskinës J&J, pas raportimeve paraprake nga FDA.

FDA ka raportuar 100 raste nga GBS te pacientët e vaksinuar me J&J, përfshirë këtu 95 raste të rënda.

Pas këtij raportimi, J&J ka deklaruar se përfitimet nga vaksina e saj tejkalojnë rreziqet e mundshme.

Ndërkohë, anëtarët nga CDC-ja, shprehën mbështetjen e tyre për përdorimin e vazhdueshëm të vaksinës./GazetaShneta/

Youtube

Arkiva

Kategoritë