Furnizimi i dobët me vaksina kundër COVID-19, si dhe organizimi i dobët dhe radhët e mëdha në qendrat e vaksinimit janë tokë pjellore për mashtrim në vendet e varfra.
Rasti nga Uganda, ku më shumë se 800 njerëz paguan për vaksinën dhe në të vërtetë morën ujë, është vetëm prova e kësaj.
Të paktën 800 njerëz janë vaksinuar me vaksinën e rreme të shitur në Uganda nga një grup mashtruesish.
Autoritetet atje njoftuan se vaksina e rreme përmbante pak a shumë ujë të pastër. Viktimat e mashtrimit u rekomandua të vaksinohen legalisht dhe falas, raporton bloomberg.
Sa i përket grupit të mashtruesve, ata u kapën në fund të qershorit dhe sipas dokumenteve të kapura gjatë arrestimit të tyre, mund të konkludohej se të paktën 812 persona morën një vaksinë të rreme.
Grupi kriminal punonte në kryeqytetin e Ugandës dhe përbëhej nga të paktën dy infermiere, por edhe një burrë që prezantohej si mjek. Infermieret u arrestuan, por mjeku u shpëtoi autoriteteve dhe është ende në arrati.
Autoritetet e Ugandës dërguan disa shishe në Indi për inspektim dhe morën përgjigjen se ato shishe nuk ishin prodhuar në shtetin indian dhe se instituti i përmendur nuk ka asnjë lidhje me vaksinat e dyshimta.