Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Tetë këshillat se si të rrisni fëmijë inteligjentë

Gjatë pjesës më të madhe të jetës sime profesionale, jam marrë me çështjet në lidhje me zhvillimin e dhuntive dhe arsimimin e fëmijëve, ndaj nuk u befasova kur m’u kërkua të flas mbi mënyrën sesi të rrisni fëmijë inteligjentë. Edhe pse fokusi kryesor i kërkimeve të mia, ka qenë talenti, unë nuk e vlerësoj inteligjencën mbi cilësitë e tjera.

Në fakt, cilësitë që unë vlerësoj më shumë janë mirësia, integriteti, sensi i humorit dhe mençuria, asnjë prej të cilave nuk kërkon një inteligjencë të lartë. Por thënë kjo, inteligjenca ka sërish rëndësi. Një mendje kurioze, e mirë-zhvilluar dhe e disiplinuar,përbën një avantazh në shumicën e aktiviteteve njerëzore, nga shkolla tek puna dhe marrëdhëniet sociale.

Bazuar në gjetjet aktuale të studimeve mbi inteligjencën dhe trurin, ja cilat janë përfundimet e mia në lidhje me këshillat praktike që duhet të kenë parasysh prindërit që synojnë të mbështesin zhvillimin e inteligjencës së fëmijës së tyre.

1. Gjithçka fillon me ju si prind
Kujdesuni mirë për veten tuaj, në mënyrë që të kujdeseni mirë për fëmijën tuaj. Kur e pranoni se është normale të jeni një qenie e papërsosur dhe t’i mirëprisni gabimet që bëni si shans për të mësuar, ju po e ndihmoni fëmijën tuaj të lulëzojë në çdo mënyrë.

2. Tregoni ndaj fëmijës suaj një dashuri bujare në veprim
Jini të besueshëm dhe vazhdimisht të ngrohtë. Jini të mirë dhe të durueshëm me të.

3.Dëgjojeni vërtet atë
Përgjigjuni pyetjeve që u bën fëmija juaj, kushtojini vëmendje kurioziteteve të tij. Ji i pranishëm në shqetësimet që ai ka.

4.Sigurohuni që të keni shumë kohë për të luajtur më të

Mos harroni se loja është veprimtaria më thelbësore për zhvillimin e trurit të fëmijës suaj të vogël (të paktën deri në moshën7-vjeçare), sesa koha e kaluar për gjëra që duken më shumë si mësime akademike. Koha e lojës nuk është aspak një kohë e humbur në procesin e zhvillimit të inteligjencës.

 5.Stimuloni të gjitha shqisat e fëmijës suaj
Që nga lindja e tutje, jepini fëmijës suaj mundësi për të eksploruar duke përdorur që të gjitha shqisat e tij. Kur ata duken veçanërisht të interesuar për diçka, ndihmojini të gjejnë mënyra për të mësuar më shumë rreth saj.

6.Modeloni dhe mësoni sesi të menaxhoni emocionet
Rregullimi i emocioneve, vetëkontrolli dhe këmbëngulja janë më të rëndësishme sesa Koeficienti i Inteligjencës (IQ) për të pasur sukses në çdo fushë të jetës. Ndaj mësojini fëmijës tuaj teknikat e relaksimit si frymëmarrja e ndërgjegjshme, dhe sigurohuni që ata të kenë ekuilibër të mjaftueshëm në jetën e tyre, duke përfshirë kalimin e kohës në natyrë.

7. Kushtojini vëmendje zhvillimit fizik të fëmijës tuaj
Sigurohuni që fëmija juaj të konsumojë ushqime të shëndetshme, të flejë gjumë mjaftueshëm dhe të jetë fizikisht aktiv sidomos në natyrë. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e trurit.

8. Kultivoni kreativitetin e fëmijës tuaj.
Krijimtaria jo vetëm që gjallëron jetën dhe nxit të mësuarit, por ajo është një mjet i jashtëzakonshëm për shërimin emocional dhe vetë-shprehjen. Ndaj kultivojeni atë tek fëmija që në hapat e parë. Por edhe nëse fëmija juaj është 5 apo 15 vjeç dhe ju nuk i keni bërë këto gjëra, nuk ka problem.

Studimet e fundit mbi trurin e njeriut, tregojnë se ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për ndryshimin dhe zhvillimin e trurit gjatë gjithë jetës, përmes një mekanizmi të quajtur plasticitet nervor. Që nga lindja e njeriut dhe deri në pleqëri, truri zhvillohet kur ne bashkëveprojmë me botën, kur përfshihemi në aktivitete që i konsiderojmë kuptimplota për ne, dhe kur sfidojmë veten për të vazhduar të mësojmë.

Shumë prindër habiten kur mësojnë se sekretet për të rritur fëmijë të zgjuar janë kaq të lashta:duajini fëmijët tuaj, jini të sjellshëm dhe të durueshëm me ta, sigurohuni që ata të kenë shumë kohë për të luajtur dhe të flenë sa duhet. Por në fakt, duket se ndërtimi i trurit dhe ndërtimi i personalitetit të njeriu është e njëjta gjë.

Shënim: Dona Matthews, është psikologe e zhvillimit në ShBA, autore e katër librave për fëmijët, adoleshentët dhe edukimin e tyre. / bota.al/

Youtube

Arkiva

Kategoritë