Me disa veprime, ju do ta shndërroni një shall mëndafshi në një copë veshjeje fenomenale
Shamitë e mëndafshit nuk janë vetëm një aksesor i shkëlqyeshëm i modës, ato lehtë mund të shndërrohen në një bluzë të modës.
Do t’ju nevojiten vetëm dy minuta kohë dhe një gjerdan, transmeton Telegrafi.
A ju ka ndodhur ndonjëherë: Të qëndroni përpara një dollapi plot rroba dhe përsëri nuk keni çfarë të vishni.
Për këtë problem, ne kemi një zgjidhje. Vishni xhinse klasike, lidhni një shall mëndafshi dhe problemi zgjidhet. Ju jeni gati të dilni jashtë. Nuk mund të jetë më e thjeshtë se kjo, dhe në të njëjtën kohë është mjaft mbresëlënëse për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ja si. Shikojeni mirë këtë video.