Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja pozitive me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë të vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë kësaj periudhe.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, rastet pozitive janë nga testimi i 2516 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132.763 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 2456 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 130.097, ndërsa janë 210 raste aktive.