Nëse ke vënë re se ndihesh më e lodhur që kur je martuar, shkenca ka një spjegim shumë të thjeshtë e të qartë për këtë. Sipas një studimi që është kryer nga ana Univeristetit të Michiganit në Shtetet e Bashkuara, kush bashkëjeton me një burrë, lodhet dyfish, më saktë, është si të ketë punuar 7 orë më shumë në javë.
Minimumi 7 orë në javë.
Motivi? Ja dhe shpjegimi i arsyes për këtë në vijim:
Në këtë studim u analizuan detyrat e përditshme të burrave dhe grave, si dhe koha që merr për t’u kryer secila nga këto detyra.
Të gatuash një vakt, të pastrosh shtëpinë dhe të kujdesesh për fëmijët, ishin detyrat më të zakonshme që kanë përmendur burrat dhe gratë e intervistuara për studimin, shkruan italiafeet.it
Në këtë analizë u vu re se gratë e pamartuara kalonin më pak kohë në shtëpinë e tyre dhe punonin mesatarisht 12 orë në javë punë shtëpie, ndërsa, në anën tjetër, kjo ishte e ndryshme për gratë e martuara. Gratë e martuara shpenzonin në shtëpi e me punë shtëpie dyfishin e kësaj kohe dhe burrat kishin mesatarisht vetëm 6 orë pune në shtëpi.
Për më tepër, ky studim ka nxjerrë në pah faktin se gratë të cilat jetojnë me burrat e tyre janë më të lodhura se gratë e pamartuara, nëse mirret në konsideratë fakti që partnerët e tyre zgjedhin të mos përfshihen dhe të mos kontribojnë në fryerjen e punëve të shtëpisë.
Nëse rasti edhe yt është i ngjashëm me këtë çfarë është konstatuar nga studimi, atëherë për ta hequr një pjesë të lodhjes, mund të provosh t’i ndash punët e shtëpisë me bashkëshortin e dashur. Në këtë mënyrë, problemi do zgjidhet. Edhe ti do të jesh më e pak e lodhur, edhe do të keni më shumë hapësirë për të kaluar kohë cilësore së bashku, vetëm ju të dy.