Një mjek nga Arkansas ka thënë se pacientët e tij me COVID-19 për të cilët kujdeset i kanë thënë se do të dëshironin të kishin marrë vaksinën kundër koronavirusit.
“Është e dhimbshme të shohësh individë të pavaksinuar të vijnë në spital të penduar”, është shprehur Ryan Dare, mjek i sëmundjeve infektive në Universitetin e Arkansas për Shkencat Mjekësore në Little Rock, transmeton klankosova.tv.
Ai ka pohuar se pacientët i kishin thënë se nëse do të mund të bënin diçka përsëri, ata do të kishin “marrë vaksinën në një sekondë”.
Arkansas është një nga shtetet me numrin më të ulët të të vaksinuarve, me vetëm rreth 35 përqind të personave të vaksinuar plotësisht.
Për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit, shteti po përjeton disa nga numrat e tij më të lartë të rasteve me COVID-19 në muaj.
Guvernatori i këtij shteti, Asa Hutchinson, ka inkurajuar njerëzit për javë të tëra për t’u vaksinuar dhe ka marrë pjesë në ngjarjet e komunitetit në një përpjekje për të rritur numrin e vaksinuarve.
Ndërsa mjeku Dare ka thënë se parandalimi i rasteve është “gati 100 përqind i parandalueshëm”, nëse masa do të vaksinohej.
Kurse lidhur me refuzimin e marrjes së vaksinës, një familje ka treguar së fundmi historinë e tyre në lidhje me djalin 24 vjeçar, i cili kishte nevojë për një transplant të dyfishtë të mushkërive pasi kishte refuzuar ta merrte vaksinën, duke u prekur më pas nga virusi.
Por, tani ai dhe familja e tij po u kërkojnë të tjerëve të bëjnë vaksinën, pasi pendohet që nuk e bëri këtë, raporton Thehill, transmeton klankosova.tv.