Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK: 90 pacientë po trajtohen në klinika dhe repartet e COVID-19

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19.

Siç njofton SHSKUK prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 37 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë”, thuhet në njoftim.

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë, 7 të konfirmuar pozitivë dhe 3 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit, 1 pacient dhe Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë