Shtabi Emergjent në komunën e Deçanit sot ka mbajtur takimin e radhës ku është folur për situatën pas helmimeve që kanë ndodhur në këtë komunë.
Kryetari Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se nga Shtabi Emergjent është vlerësuar se situata po shkon drejt normalizimit.
“Në këtë takim u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raportit të QKMF-së në 24 orëshin e fundit, së shpejti do të përfundoj gjendja emergjente dhe së qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë̈ të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit”, ka shkruar Ramosaj.
Postimi i plotë:
Në takimin e mbajtur sot, më dt. 17.07.2021, të Shtabit Emergjent për Menaxhimin e Emergjencave, vlerësohet se situata e krijuar ditëve të fundit në komunën tonë po shkon drejtë normalizimit.
Akterët e kyqur në menaxhimin e kësaj emergjence do të vazhdojnë në implementimin e të gjitha rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK-ja, të cilat kanë të bëjnë me standardizimin e infrastrukturës së ujësjellsit dhe furnizimin me ujë cilësor sipas parametrave të pranueshme.
Në këtë takim u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raportit të QKMF-së në 24 orëshin e fundit, së shpejti do të përfundoj gjendja emergjente dhe së qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit.