Të gjithëve na ka ndodhur që në një moment të caktuar të fëmijërisë dhe jo vetëm, të kemi patur parazitë në flokë. Nuk ka asgjë për t’u turpëruar pasi shfaqja e tyre nuk ka të bëjë aspak me mungësen e higjienës. Në të vërtetë floku i papastër, dmth me sasi të madhe sebumi (yndyre) në sipërfaqe i parandalon ato.
Parazitët janë insekte me gjatësi nga 2-4 mm që jetojnë dhe shumëfishohen në skalpin e kokës. Por mund të shfaqen gjithashtu në vetulla dhe qerpikë. Përhapen nga kontakti i drejtpërdrejtë me njeriun ose nëpërmjet rrobave dhe çarçafëve. Ja cili është trajtimi natyral që do të largojë parazitët një herë e përgjithmonë nga koka juaj :
Uthull molle
Uthulla e mollës është një ndër trajtimet më efektive për këtë problem. Zieni 250 ml uthull molle me 2.5 litra ujë. Më pas lëreni të ftohet dhe shtoni disa gjethe dafine. Me ndihmën e një sprucatori hidheni mbi flokë dhe krihini ato. Do të ndieni fillimisht kruajtje, por nuk duhet kurrsesi të prekni kokën. Të nesërmen të gjithë parazitët do të kenë ngordhur. Do të ngelni pa fjalë nga fuqia e saj vepruese.