Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
13 mijë e 910 gjilanas janë vaksinuar kundër COVID-19

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, në takimin e mbajtur sot, të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, kanë bërë vlerësimin e gjendjes aktuale dhe duke marrë parasyshë që me ardhjen e mërgatës në shtëpitë dhe familjet e tyre, kërkohet vigjilencë dhe kujdes i shtuar për parandalim të virusi dhe vaksinimi të vazhdoj edhe me numër më të madh.

Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinua 13 mijë e 910 gjilanas kundër COVID-19, derisa konfirmoi se procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë dhe tashmë është zgjeruar edhe vaksinimi, që duhet të bëhen përmes termineve online për të caktuar datën e vaksinimit.

Ai ka potencuar se të gjithë ata që janë testuar dhe në rezultatin e tyre konfirmohet se janë të infektuar me virusin COVID-19, duhet të qëndrojnë në vetizolim.

“Tani kemi vetëm 28 raste aktive dhe fatbardhësisht janë duke respektuar e rekomanduar protokollin e vetizolimit, vetëm dy prej tyre janë në hospitalizim, derisa mostra në pritje janë vetëm 12 sosh. Vaksinimi është rruga më e mirë e imunizimit kundër virusit, prandaj aplikoni në bazë të udhëzimeve të ministrisë për t’u vaksionuar. Komuna e Gjilanit dhe Qendra Operative Emergjente janë vazhdimisht në monitorim të gjendjes për ruajtjen e shëndetit publik deri në stabilizimin e plotë”, ka thënë ai mes tjerash.

Për ndryshe, gjendja e përgjithshme në bazë të statistikave zyrtare konfirmohet se gjithsej kemi 6340 qytetarë të shëruar, 147 qytetarë që kanë humbur betejën me Covid-19, 28 raste aktive, deri më sot janë testuar gjithsej 21 mijë e 962 qytetarë dhe të hospitalizuar sot janë vetëm 2 qytetarë që po monitorohen vazhdimisht nga mjekët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë