Në objektin e ri të komunës së Prishtinës, nga një trafo elektrike, ka shpërthyer zjarr pasditen e së enjtes.
Sipas njoftimit të komunës së Prishtinës, nga zjarri nuk raportohet sa ka pasur të lënduar, ndërsa punëtorët dhe personat e gjendur brenda komunës janë evakuuar, ndërsa zjarri është shuar pak më pas nga ekipi i zjarrfikësve.
“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.