Drejtori i Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, ka bërë të ditur se situata po shkon drej përmirësimit pasi numri i pacientëve që kërkojnë trajtim nga helmimi po bie.
“Gjatë 24 orëshit të fundit gjendja e të gjithë pacientëve të cilët janë drejtuar në Qendrën tonë ka qenë stabile. Të gjithë pacientët kanë marrë shërbimin adekuat dhe fatbardhësisht numri është në rënie e siper. Numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë fatmirësisht po bie” tha shkurt Berisha për Gazetën Online “Reporteri.net”.
Ai ka bërë të ditur se mbrëmë një pacient i moshës mesatare kishte kërkuar ndihmë për herë të parë dhe pasi gjendja e tij nuk ishte aq e mire e kanë transferuar në spitalin e Pejës për ta marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Një pacient i cili mbrëmë ka kërkuar ndihmë për here të parë e që ka pasur simptoma më të rënda e kemi dërgu në spitalin e Pejës për t’ia dhënë ndihmën e duhur mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë”, ka thënë Berisha.
Kurse për vajzën 13-vjeçare që poashtu dje ju kishte përkeqësuar gjendja, Berisha ka thënë se edhe ajo pasi ka marrë ndihëm e nevojshme ju ka përmirësuar gjendja shëndetësore.
Që nga shfaqja e rasteve të para të helmimit dhe deri tani, është raportuar për mbi 1500 persona të helmuar.
Shkaku i helmimit ende nuk dihet, ndërsa nga MSH-ja është thënë se mostrat e të helmuarve do të dërgohen për analizë jashtë vendit.