Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vitia: Vala e re e pandemisë në vjeshtë është e pashmangshme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka lutur qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit, pasi që vetëm me vaksinim ruhet shëndeti.

Vitia tha se vala e re e pandemisë është e pashmangshme, prandaj duhet vaksinuar, transmeton Telegrafi.

“Një vale e re e pandemisë në fund të gushtit, shtatorit, apo tetorit është e pashmangshme, mund ta ngadalësojmë por është e pashmangshme.Vaksinat janë të sigurta, ju lutëm ta shfrytëzojmë rastin që vjeshta të na gjejë më të qetë”, deklaroi ai para mediave.

Vitia kërkoi nga qytetarët që sa më shpejtë të caktojnë termin për vaksinim.

Ndryshe, në gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus.

Ndërkaq, fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa imunizimi masiv ka filluar më 15 qershor.

Dy vaksinat që jepen aktualisht në Kosovë, janë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të dyja ato duhet të jepen me nga dy doza, për të arritur efektin maksimal.

Brenda 24 orëve janë imunizuar 11,518 qytetarë. Aktualisht janë të vaksinuar 282,180 persona, ku me dozën e dytë janë imunizuar 78,298 qytetarë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë