Inspektorët e Ndërtimit të Komunës së Prishtinës kanë rrënuar sot objektin pa leje të ndërtuar së fundmi në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.
Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspeksion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës.
“Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit – lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse”, thuhet në njoftim.
Drejtoria e Inspeksionit me këtë rast ka përsërit thirrjen: “Mos ndërtoni pa leje, sepse rrënimi është i pashmangshëm!”.