Një njeri i papunësuar, është paraqitur në një konkurs të Microsoftit për vendin e lirë të punës për pastrimin e toaleteve.Drejtori për resurse humane e mori parasysh pas një kohe të shkurtër dhe po e lajmëron:“Jeni i pranuar. Ma shkruani e-mailin tuaj, kështu që të mund t’ua dërgoj kontratën dhe shënimin e punës suaj”
Ai i shkretë,i habitur, përgjigjet se nuk ka adresë , madje as e-mail.
Po i kthehet drejtori : “Atëherë, më vjen keq, nëse nuk keni e-mail, realisht ju nuk ekzistoni, kështu që nuk mund t’ju pranoj”
I dëshpëruar ngritet prej ulseve të Microsoftit, pa pasur ndonjë ide se çfarë mund të bënte vetëm me dhjetë dollar në xhep. I drejtohet supermarketit dhe bleu një shportë me dhjetë kilogram dredhza.
Për një kohë të shkurtër arriti t’i shesë të gjitha dredhzat duke shkuar derë më derë.
Në mesditë e dyfishoi kapitalin e mëhershëm. I befasuar dhe me entuziazëm përsëriti të njëjtën gjë tri herë dhe është ktyer në shtëpi me 60 dollarë në xhep.Shpejtë e kuptoi që ky sistem do t’i ndihmojë për të mbijetuar. Zgjohej herrët në mëngjesë dhe vazhdonte punën gjatë tërë ditës e më pas kthehej vonë në shtëpi. Punonte kështu çdo ditë derisa është shtuar kapitali. Pas një kohe të shkurtër bleu një karrocë dore që të mund ta përballonte më lëhtë peshën e mallit, e më vonë arriti të blejë një furgon të vogël. Duke punuar kështu, brenda një viti ka arritur të bëhet pronar i disa kamionetave të vogla . Për pesë vite ai u bë pronar i një rrjeti të shpërndarjes nëpër dyqanet e SHBA-s.
Kështu, duke menduar për të ardhmen e familjes së tij, vendosi ta sigurojë jetën e vet. Ai thirri një ndërmjetës për t’i ndihmuar që të nënshkruaj sigurimin publik. Ndërmjetësi në fund të bisedës i kërkoi e-mailin e tij për t’ia dërguar sigurimin në mënyrë elektronike. Heroi i kësaj historie i kthen se nuk ka e-mail.
“Shumë çudi”-komentoi ndërmjetësi. “Nuk keni e-mail, ndërsa keni arritur kaq shumë. Paramendoje ku kishe arritur sikur ta kishe edhe e-mailin !“
Njeriu mendoi, pastaj u përgjigj: „…duke pastruar toaletet e Microsoftit!“