Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tipi 2 i diabetit: Shenjat paralajmëruese në fytyrën tuaj

Tipi 2 i diabetit është një problem kronik ku trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë. Ndërsa kjo mund të duket e padëmshme, insulina ka për detyrë të rregullojë sheqerin në gjak.

Është thelbësore të mbash një ekuilibër delikat të sheqerit në gjak. Në rastin e diabetit të tipit 2, nivelet e larta të sheqerit në gjak janë kërcënimi kryesor.

Shenjat e sheqerit në gjak mund të shfaqen në vende të habitshme në trup, të tilla si fytyra. “Lëkura është organi më i madh në trup dhe kështu vetëkuptohet se ndikohet nga nivelet e larta të sheqerit në gjak, veçanërisht nga fytyra”, paralajmëroi mjeku John Quinn nga Klinikat Quinn.

Sipas Doktor Quinn, ka një numër shenjash të tjera treguese të sheqerit në gjak në fytyrë. Siç shpjegoi ai, lëkura me luspa në qepalla mund të sinjalizojë ndërlikimin serioz.

“Kjo gjendje është e njohur nga ana mjekësore, mund të jetë një shenjë që diabeti juaj kontrollohet dobët dhe zakonisht zhvillohet kur keni nivele të larta yndyre në gjak”, paralajmëroi mjeku Quinn.

Një tjetër shenjë treguese janë gunga të vogla të verdha në të kuqe. “Këto gunga shpesh mund të duken si puçrra por ndryshimi nga puçrrat normale është se ato do të marrin një ngjyrë të verdhë”, shpjegoi mjeku Quinn. Përveç fytyrës, këto gunga mund të shfaqen në kofshë dhe pjesë të gjunjëve dhe bërrylave, shtoi ai.

Shenja të tjera paralajmëruese të lidhura me lëkurën përfshijnë:

  • Infeksione të lëkurës
  • Lëkurë e thatë që kruhet
  • Zonë më e errët e lëkurës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë