Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një person i dyshuar me variantin “Delta” të COVID-19 në Shqipëri

Një person në Shqipëri dyshohet të jetë i infektuar me variantin “Delta” të Coronavirusit, i njohur edhe si varianti indian.

Mësohet se ky person ka ardhur ditët e fundit në Shqipëri nga Britania e Madhe dhe ka shfaqur simptoma të ngjashme me ato të variantit “Delta”.

Deri tani ende nuk ka konfirmime nga autoritetet vendase, por para dy ditësh sinjalet për prezencën e këtij varianti u dhanë dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila pranoi se një sërë testesh të dyshuara janë dërguar në Gjermani për konfirmim. /A2 News/

Youtube

Arkiva

Kategoritë