Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia para pak minutash ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.
Vitia pritet të mbajë një konferencë për media lidhur me vaksinimin, transmeton Telegrafi.
Ministri në vazhdimësi ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinat kundër COVID-19.
Ndërkaq, qytetarët e Kosovës janë duke u vaksinuar me dy lloje të vaksinave kundër coronavirusit, Pfizer dhe AstraZeneca.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës, kurse 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.