Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Bëni këtë ushtrim tri herë dhe do të keni muskuj barku që i keni ëndërruar gjithmonë

Teknika e vakumit shkrin shpejt shtresat e dhjamit

Për një bark të sheshtë nuk duhet të shqetësoheni dhe të punoni një numër të pafund të ushtrimeve “të urryera”.

Në të vërtetë, ne gjetëm ushtrimin më të lehtë për të arritur një bark të sheshtë dhe, më e mira nga të gjitha, ekspertët e fitnesit pohojnë se është më efektiv sesa stërvitjet rënda të muskujve të barkut, transmeton Telegrafi.

Sekreti i këtij ushtrimi, i quajtur vakumi i barkut, është krejt i thjeshtë – vetëm duhet të merrni frymë siç duhet.

Në këtë ushtrim, frymëmarrja aktivizon dhe forcon muskujt më të thellë të barkut në mënyrë që thjesht të bëni kontraksione, shpjegon Rich Sturla, trajner personal në Qendrën Britanike për Jetesë të Shëndetshme.

Është e nevojshme t’i bëni këto ushtrime të paktën tri herë në javë në mënyrë që të shihni rezultatet.

Përveç këtij trajnimi, për rezultate më të mira, instruktorët rekomandojnë gjithashtu reduktimin e dietës.

Këtu janë hapat që duhet të ndiqni:

▪ merr frymë thellë
▪ nxirrni frymën sa më shumë të jetë e mundur dhe mbani frymën tuaj
▪ duke nxjerrë frymën, tërhiqeni fort stomakun tuaj, sikur të doni që kërthiza të ngjitet në shtyllën kurrizore
▪ shtrëngoni muskujt e barkut dhe mbajeni në këtë pozicion për 15 sekonda
▪ relaksohuni dhe merrni frymë ngadalë
▪ kthejeni frymëmarrjen dhe përsëritni përsëri ushtrimin

Shikoni si duken ushtrimet:

https://youtube.com/watch?v=wiHMum-4nHU%3Ffeature%3Doembed

Youtube

Arkiva

Kategoritë