Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Të shtëna me armë në Pejë/ 56-vjeçari që ishte cak i gjuajtjes rrëfen se si ndodhi ngjarja

Gjatë ditës së sotme ka pas të shtëna me armë zjarri në Pejë, saktësisht te parkingu i një pompe të derivateve.

Me të marrë informacion, Policia e Kosovës ka dale në vendngjarjes, ku aty zyrtarët policorë kanë takuar viktimën, 56-vjeçarin S.L. nga Peja i cili ka treguar se si ndodhi rasti.

Burime të Indeksonline brenda PK-së, tregojnë se viktima kishte thënë se mes tij dhe të dyshuarit kishte një fjalosje, e më pas ai kishte nxjerrë pistoletën dhe ka gjuajtur dy herë në drejtim të tij.

Fatmirësisht, S.L. nuk është qëlluar ndërsa i dyshuari ka ikur në këmbë fushave në drejtim të shkollës ekonomike.

Në vendngjarje ka shkuar edhe njësiti i hetimeve ku kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe aty kanë gjetur një predhë si provë materiale.

I dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë