Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, respektivisht klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 80 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar me COVID-19.
Mes tyre, 28 janë të konfirmuar pozitivë, 2 në gjendje të rëndë dhe 42 në oksigjeno-terapi.
Sipas raportit të punës për datën 6 korrik 2021, në QKUK janë të shtrirë 61 pacientë:
14 të konfirmuar me COVID-19
34 me oksigjeno-terapi
2 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 13 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 17 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 19 pacientë, 14 të konfirmuar pozitivë dhe 8 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë