Klinikës Infektive në QKUK i është shtuar edhe një doktor shkence, infektologia Albina Ponosheci.
Infektologia Albina Ponosheci ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në Universitetin e Zagrebit gjatë ditës së djeshme.
“Sot 05 Korrik 2021 eshte bere nje dite e veçante per mua pasi mbrojta me sukses temen e doktoratures ne Universitetin e Zagrebit_PhD”, ka shkruar infektologia në profilin e saj në Facebook.
Ponoshecin e kanë uruar edhe kolegët e klinikës. Drejtori Arben Vishaj ka thënë se infektologia me dijen e saj do të ndihmojë pacientët.
“Klinikës Infektive ju shtua sot edhe nje doktoreshë e shkencave,dijen e saje do ta ve ne ndihmen e pacienteve tonë. Jemi të lumtur me arritjet shkencore te Dr Albines”, ka shkruar Vishaj.