Nxënësit e shkollave fillore në Angli, duket se kanë zbuluar një metodë interesante për të mos shkuar në shkollë por që të kenë “arsye” për këtë.
Ata po falsifikojnë testet e COVID-19, me qëllim që të marrin kundërligjshëm testin pozitiv. Për ta arritur këtë ata po përdorin vetëm lëng portokalli, transmeton Telegrafi.
Siç raporton The Guardian, pamjet e asaj se si përmes lëngut të portokallit po marrin teste të rreme pozitive janë bërë hit në rrjetin social TikTok, dhe tani ato video kanë marrë mbi 6.5 milionë shikime.
Arsyeje se pse rezultatet dalin të jenë pozitive nuk është se portokalli përmban virus, por për shkak të thartirës që e përmban ky frut dhe që ndikon në substancat kimike gjatë testimit.
Ky efekt sipas disa raportimeve mund të ndihmojë që testi të rezultojë pozitiv. Madje raportohet se në këtë mund të ndihmojë edhe ketçapi dhe Coca Cola.
Një arsimtar ka deklaruar se nxënësit e tij i kanë treguar se ekziston një metodë që të bëhet test i rrejshëm, që do t’ju “ndihmonte të qëndrojnë pa ndonjë problem në shtëpi për dy javë”.
“Nëse dikush mashtron me protokoll, natyrisht se do të merr rezultate të rrejshme”, ka shtuar ai.