Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Klinika Gjermane e Syrit dhe Optika Çavolli- kontrolla në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

Familja Jonë, në bashkëpunim me Klinikën Gjermane të Syrit dhe Optikën Çavolli janë duke realizuar kontrolla në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”.

Kontrollat janë duke realizuar pa pagesë per personat të cilët kanë nevoj, si dhe ofrojnë syza pas kontrollave për personat të cilët kanë nevoj për bartjen e tyre.

Këto syza po ofrohen nga pronarja e optikës Çavolli, Vlora Çavolli, ndërsa, kontrollat janë duke u realizuar nga Dr. Afrim Shabani, Oftalmolog nga Klinika Gjermane e Syrit

I pari i cili u kontrollua, është Kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Qëllimi i këtij procesi deri në fund të ditës është që të kontrollohen të gjithë banorët, që afërsisht janë 50.

Gjithashtu personat, të cilët do të kenë nevojë për kontrolla më të thella do të dërgohen në Prishtinë tek Klinika Gjermane e Syrit.

Optika Çavolli ofron këto shërbime:

-Kontrolle oftalmologjike

-Syza te diellit

-Syza me xhama optike

-Kontakt lente.

Ndërsa, Klinika Gjermane përveç ekzaminimeve dhe terapive klasike, ofron edhe trajtime kirurgjikale të avancuara dhe specifike si kirurgjia e kataraktes dhe retinës, trajtimet me femto laser (femto-lasik dhe femto-cataract) dhe implantimet e thjerrëzave multifokale. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë