Në Spitalin e Vushtrrisë nuk ka asnjë pacientë që po trajtohen nga COVID-19, ndërkaq në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 81 pacientë, 29 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 61 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 42 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 13 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë+ 19 pacientë post-covid në Klinikën Infektive
Ndërsa në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 20 pacientë.