Kreu i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, ka bërë paralajmërime “për një valë të re të coronavirusit në Evropë, në rast se nuk qëndrojmë të disiplinuar”.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai ka përmendur përhapjen e variantit Delta, si dhe rritje të udhtimeve, po ashtu edhe lehtësimin e masave kufizuese.
Portugalia regjistroi gjatë ditës së djeshme, numrin e saj më të lartë të infeksioneve ditore që nga muaji shkurt.
Rritje të rasteve po ashtu ka raportuar edhe Mbretëria e Bashkuar, derisa bëhet e ditur se të mërkurën regjistroi 26 mijë raste të reja, dhe vlerësohet të jetë shifra më e lartë që nga 29 janari.
Në anën tjetër, Rusia po lufton për t’u përballur me numrin rekord të viktimave si pasojë e COVID-19; vetëm sot, vendi raportui 672 të vdekur.